Arbëri

Pacolli akuzon Musliun për bullizëm: Më incizon gjatë tërë kohës

Pacolli akuzon Musliun për bullizëm: Më incizon gjatë tërë kohës

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka akuzuar deputeten e PDK-së, Ganimete Musliun, për bullizëm derisa ka theksuar se gjatë tërë kohës e incizon.

“Deputetja Musliu gjatë kohës kur jemi në seanca parlamentare ushtron presion përmes gjesteve që bënë dhe fjalëve që i drejton vazhdimisht dhe sistematikisht”, ka shkruar Pacolli.