Arbëri

Për tri ditë, 15 vdekje e 626 raste të reja

Për tri ditë, 15 vdekje e 626 raste të reja

Kosova të premten ka regjistruar tri viktima nga COVID-19. Numri i të vdekurve nga koronavirusi që nga shfaqja e tij ka arritur në 97. As për këto vdekje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nuk ka dhënë detaje. Ato vetëm janë shtuar te numri i përgjithshëm i të vdekurve, ku thuhet se viktimat kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

E premtja ka qenë dita e tretë rresht kur numri i të infektuarve ka kaluar 200. Testimi i 388 mostrave ka dhënë edhe 205 raste pozitive. 207 janë regjistruar të enjten e 214 të mërkurën. Numrit të rasteve aktive për 3 ditë i janë shtuar 626 raste, duke çuar në 2 mijë e 259 numrin e të infektuarve aktualë. Instituti ka njoftuar se janë shëruar edhe 61 pacientë, duke çuar në 2 mijë e 156 numrin e të shëruarve, transmeton KOHA.