Arbëri

Sindikata ua kujton institucioneve problemet me të cilat po përballen zjarrfikësit

Sindikata ua kujton institucioneve problemet me të cilat po përballen zjarrfikësit

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës u është drejtuar me një letër përgjegjësve të vendit, kryeministrit Avdullah Hoti, ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, ministres së Financave e Transfereve, Hykmete Bajrami, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Agjencionit për Reagim Emergjent, AME, Komisionit për Siguri në Kuvend, kryetarëve të komunave të Kosovës, me të cilën përveç se rendisin problemet me të cilat ballafaqohen tash e sa vjet, kërkojnë prej tyre që të ndërmarrin hapa për ndryshimin e situatës në të cilën pa fajin e tyre ndodhen zjarrfikësit

“Kërkojmë nga të gjithë ju, që në vazhdimësi po na quani heronj, ju lutem mos na quani heronj, por kryeni obligimet dhe përgjegjësitë që keni para qytetarëve dhe institucioneve dhe të angazhoheni që çështja e zjarrfikësve të rregullohet ashtu siç e meritojnë shpëtimtarët dhe gjithashtu të mbështetni ngritjen e kapaciteteve të shërbimit të zjarrfikësve, meqë çdo investim në Shërbim të Zjarrfikësve është investim në sigurinë e qytetarëve qe ju kanë votuar dhe ju kanë zgjedhur për të udhëheqë vendin”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.