Arbëri

Kosovarëve që duan të shkojnë në Maqedoni do t’u kërkohet testi negativ për COVID-19

Foto: Alban Bujari / KOHA

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar kërkesën e Komisionit për Sëmundje Infektive që obligon shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe të Serbisë, që të kenë test PCR me rezultat negativ për koronavirus, jo më të vjetër se 72 orë.

Masa nuk vlen për shtetasit e këtyre vendeve që e kalojnë Maqedoninë vetëm si tranzit. Por, këta qytetarët s’mund të qëndrojnë në Maqedoni më gjatë se pesë orë, raportojnë mediat në Maqedoni.

Masa për test nuk vlen për shtetasit e Maqedonisë.