Arbëri

Sejdiu e quan joprofesional raportin e Auditorit të Brendshëm

Ish-drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, i cili u shkarkua të hënën nga Bordi i SHSKUK-së e ka quajtur joprofesional raportin e Auditorit të Brendshëm.

Shkarkohet drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu

“Raporti i Auditorit të Brendshëm në të cilin është bazuar bordi është tejet joprofesional. Nëse dikush flet për performancë dhe menaxhim të pandemisë duhet të flitet me fakte. Është një turp që të etiketohet dikush në formë shkarkimi”, ka thënë Sejdiu.

Tutje ai ka mohuar se ka pasur probleme me aparatura apo me presion të oksigjenit kur kanë vdekur pesë pacientë mëngjesin e së dielës në QKUK, rast ky që po hetohet nga Prokuroria, transmeton KOHA.

Vdekja e 5 pacientëve të infektuar me COVID-19 çon Prokurorinë në Klinikën Infektive

“Një mjek që ka qenë kujdestar ka dyshuar që ka problem me oksigjen a diçka. E ka thirr policinë, edhe pse mendoj që është dashur të thirr menaxherin më të afërt. Është konstatuar që nuk ka pasur rënie të presionit të oksigjenit e as probleme me aparatura. Mjeku në panik e ka ftuar policinë”, ka thënë Sejdiu në konferencë për media.

Më poshtë gjeni vendimin dhe arsyetimin e Bordit për shkarkimin e Sejdiut nga posti i drejtorit të SHSKUK-së.

{gallery}