Arbëri

Ministri Zemaj kërkon zbatim të menjëhershëm të masave të Qeverisë kundër Covid-19

Ministri Zemaj kërkon zbatim të menjëhershëm të masave të Qeverisë kundër Covid-19

Prishtinë, 6 korrik - Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kërkoi sot nga institucionet përgjegjëse në vend që të zbatojnë me përgjegjësinë më të lartë vendimet e marra në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilat kanë hyrë sot në fuqi.

“Secili institucion ta japë maksimumin, pavarësisht se e kuptojmë që zgjatja e kësaj situate ka krijuar edhe lodhje dhe ngarkesa më të mëdha, por është situatë emergjente e shëndetit publik dhe duhet të sillemi me shumë përgjegjësi”, tha ministri Zemaj në takimin e Komitetit për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës për Covid-19.