Arbëri

Rukiqi: COVID-19 duhet të parandalohet me vetëdijesim, jo me mbyllje të bizneseve

Rukiqi: COVID-19 duhet të parandalohet me vetëdijesim, jo me mbyllje të bizneseve

Pas kufizimit të orarit të punës për sektorin e gastronomisë, kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se rritja e rasteve me COVID-19 duhet të parandalohet me vetëdijesim e jo me mbyllje të bizneseve.

"Rritja e rasteve duhet të parandalohet me vetëdijesim, jo me mbyllje të bizneseve dhe kufizim të lëvizjes. Nëse është e nevojshme vetëdijesimi duhet të arrihet edhe me rritje të ndëshkimeve dhe sanksioneve për të gjithë qytetarët dhe bizneset që nuk respektojnë masat parandaluese. Pasi që përfaqësoj bizneset, mund të bëjë thirrje që të mbyllen të gjitha ato biznese që nuk respektojnë masat parandaluese, e jo të kufizohet apo mbyllet një sektor në tërësi", tha ai.