Arbëri

KOHA e së Dielës trajton aktivizimin e Speciales dhe akuzat ndaj Thaçit

Karriera dydekadëshe e presidentit Hashim Thaçi, prej drejtimit politik të UÇK-së e deri tek akuzat e Prokurorit të Specializuar, trajtohet në edicionin e së dielës në Koha Ditore.

“Gjarpërimi i Thaçit” është shkrimi kryesor në të cilin shpaloset rruga e presidentit në proceset më të rëndësishme për vendin. Po ashtu aty mund të kuptoni se kush mendon që akuzat për krime lufte nënkuptojnë fundin e karrierës politike të Thaçit.

Publicisti Imer Mushkolaj, flet në intervistë për pasojat që mund të kenë veprimet e ardhshme të Gjykatës Speciale në skenën politike.