1 perditesime
20:06

Dy ftesa për intervistim nga Specialja të premten

Dy ftesa të Speciales për ish-luftëtarët e UÇK-së janë bërë të ditura të premten.

Krahas Afrim Bytyqit nga Kishnica, ftesë për intervistim ka marrë edhe Fatmir Ajeti nga Prishtina.

“Sapo u informova se i ftuar nga Gjykata Speciale është Fatmir Ajeti nga Prishtina”, ka shkruar në Facebook nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Ftesën dërguar Bytyqit e kishte bërë të ditur ndërkaq kreu i OVL-UÇK, Hysni Gucati.

“Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së Afrim Bytyqi nga Kishnica”, shkroi Gucati.

Për ftesat e Speciales, shoqatat e dala nga lufta më 9 korrik do të protestojnë. Si kërkesë e tyre do të jetë edhe zhbërja e Gjykatës Speciale.

Kjo Gjykatë, së fundmi ka njoftuar për propozim-aktakuzën ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Publikimi i kësaj deklarate ka ngjallur reagime të shumta në opinionin vendor dhe ndërkombëtar.

15:38

Specialja fton edhe një veteran të UÇK-së për intervistim

Një tjetër veteran të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka ftuar Gjykata Speciale për intervistim. Bëhet fjalë për Afrim Bytyqin.

Lajmin e konfirmoi përmes Facebook-ut kreu i OVL-UÇK, Hysni Gucati.

“Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së Afrim Bytyqi nga Kishnica”, shkroi Gucati.

Për ftesat e Speciales, shoqatat e dala nga lufta më 9 korrik do të protestojnë. Si kërkesë e tyre do të jetë edhe zhbërja e Gjykatës Speciale.

Kjo Gjykatë, së fundmi ka njoftuar për propozim-aktakuzën ndaj Presidentit HashimThaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Publikimi i kësaj deklarate ka ngjallur reagime të shumta në opinionin vendor dhe ndërkombëtar.