Arbëri

Në Gjinekologji lind gruaja e infektuar me koronavirus, priten rezultatet për foshnjën

Në Gjinekologji lind gruaja e infektuar me koronavirus, priten rezultatet për foshnjën

Në Klinikën Gjinekologjike po trajtohet një grua e cila ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Pacientja nga regjioni i Prizrenit ka përfunduar lindjen mbrëmë, derisa gjatë ditës pritet rezultati për foshnjën. Ndërkohë, që është edhe një paciente tjetër e dyshuar me koronavirus, për të cilën do të dalin rezultatet gjatë ditës.

Vetëm mbrëmë në këtë klinikë kanë lindur 39 foshnje, ndërkohë që gjatë së premtes kanë qenë të shtrira 220 paciente. Drejtori i kësaj klinike u bëri thirrje spitaleve regjionale që të mos ngarkojnë këtë klinikë, sepse, sipas tij, ditëve të fundit është stërngarkuar.