Arbëri

Maqedonia e Veriut do të shqyrtojë mbylljen e kufirit me Kosovën

Të premten (nesër) mund të merret vendimi për mbylljen e sërishme të kufirit në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Vendimi do të shqyrtohet për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus në rajon.

Është Komisioni i Sëmundjeve Infektive i Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut që do të vendos për këtë çështje.

“Për shkak të zhvillimit të situatës me koronavirus në vendet fqinje, Komisioni për Sëmundje Infektive në takimin e nesërm do të diskutojë për kthimin eventual të regjimit në kufijtë me Serbinë dhe Kosovën, apo mbylljen e kalimeve kufitare me këto dy vende”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Masa mund të kthehet në tentim për të ruajtur shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve në Maqedoni janë të larta.