Arbëri

Ka vdekur Osman Zhitia, babai i heroit Afrim Zhitia

Ka vdekur veprimtari, Osman Zhitia, babai i heroit, Afrim Zhitia.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i pikëlluar për vdekjen.Në profilin e tij në “Facebook”, Thaçi ka shkruar se Osman Zhitia ishte frymëzues i një familjeje atdhetare të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Me të kuptuar lajmin, ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Osman Zhitia tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit.

“Baci Osman nuk ishte vetëm babai i Heroit Afrim Zhitia. Ai ishte shembulli i burrit shqiptar që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit, me të gjitha forcat, deri në frymën e fundit. Sapo mora lajmin pikëllues për ndarjen e tij nga jeta”, ka shkruar ai.

Përmes një postimi në “Facebook” ngushëllime ka shprehur edhe Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate.

Osman do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i shquar, që nuk kurseu asgjë nga vetja e tij për lirinë e Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për bacën Osman”, shkruan Limaj në postimin e tij përmes facebook-ut.