Arbëri

Tre të vdekur e 82 raste të reja në Shqipëri me COVID-19

Tre të vdekur e 82 raste të reja në Shqipëri me COVID-19

Tre persona të tjerë kanë vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, derisa 82 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar.

Viktimat e fundit janë nga Tirana një 63 vjeçare dhe një 65 vjeçar si dhe një 60 vjeçar nga Elbasani. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 43 qytetarë si të shëruar. Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë