Në rast të rritjes së numrit të të sëmurëve me koronavirus në Kosovë, do të lirohen për trajtim të tyre edhe hapësira e klinikës së Neurologjisë dhe Psikiatrisë.
Në mbledhjen e Komitetit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, për menaxhim të situatës me COVID-19, të datës 1 korrik 2020, u mor vendim që në rast të rritjes së mëtejmë të rasteve me Covid-19, të lirohen hapësirat e Klinikës së Neurologjisë dhe Psikiatrisë për trajtim të pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19.
Siç njofton kumtesa për media, u vendos të zgjerohen kapacitetet e objektit të Mjekësisë Sportive.