Arbëri

Tërshnjaku për mosrespektimin e masave: Gjoba deri në 1 mijë euro

Ibrahim Tërshnjaku, kryeinspektor sanitar, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se me rastin e mosrespektimit të masave gjoba për persona fizikë është deri në 500 euro kurse për personat juridikë deri në 1000 euro.

Ai ka bërë të ditur se Inspektorati Sanitar i Kosovës ka dhënë një urdhër për të gjithë inspektorët që të inspektohen subjektet afariste hoteliere, me theks të veçantë pabet e ndryshme aty ku grumbullohen të rinjtë, qendrat tregtare, parqet e shëtitoret.