Arbëri

Hoti e Zemaj në kundërshtim me njëri-tjetrin, njëri thotë Infektiva e stërmbushur tjetri e quan gënjeshtër

Hoti e Zemaj në kundërshtim me njëri-tjetrin, njëri thotë Infektiva e stërmbushur tjetri e quan gënjeshtër

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka quajtur gënjeshtra deklaratat se në Klinikën Infektive nuk ka vend për pacientët me koronavirus. Sipas tij, situata me koronavirusin është nën kontroll. Deklarata vjen vetëm një ditë pasi në një konferencë për media, shefi i tij, kryeministri Avdullah Hoti tha se Infektivja është e stërmbushur e më nuk ka vende.

“Më lejoni të them shumë qartë para juve dhe para gjithë qytetarëve, nuk mund të lejojmë që gjendja të dalë jashtë kontrollit. Jeta e qytetarëve është mbi të gjitha. Është prioriteti jonë i parë. Kemi 49 raste me fatalitet. Klinika infektive është e stërmbushur. Nuk ka vende më për njerëz në Klinikën Infektive”, kishte thënë ai në konferencën e përbashkët me Zemajn dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.