Arbëri

Judah: Dialogu dobësohet nëse Thaçi dorëhiqet, Hoti “xhuxh politik” në raport me Vuçiqin

Judah: Dialogu dobësohet nëse Thaçi dorëhiqet, Hoti “xhuxh politik” në raport me Vuçiqin
Foto: Zëri i Amerikës

Nëse akuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vërtetohet dhe ai jep dorëheqje, ashtu si ka paralajmëruar, dialogu i Kosovës dhe Serbisë do të dobësohet. Kështu të paktën ka vlerësuar gazetari britanik dhe eksperti për Ballkan, Tim Judah, që ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Sipas Judah, nëse Thaçi jep dorëheqje, palët nuk do të kenë negociues me forcë të njëjtë. Judah ka vlerësuar se është pak e besueshme që takimi i anuluar i Uashingtonit në fund të mbahet për shkak të situatës së paqartë lidhur me Thaçin dhe pasi zgjedhjet presidenciale në SHBA po afrohen.