13:21

Rama takon edhe Pacollin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Takimi i tij, mesditën e së martës, është i fundit në kuadër të vizitësh dyditëshe.

Ndërkohë, Rama ka bërë të ditur përmes një statusi në “Tëitter” se prej orës 14:00 do të mbajë një konferencë për media.

Para takimit me Pacollin, kreu i Qeverisë së Shqipërisë e ka takuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Rama ka nisur të hënën vizitën e tij dyditëshe në Kosovë. Ai kishte bërë të ditur se arsye e kësaj vizitëeështë aktakuza në Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

12:34

Ahmeti pret në takim Ramën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi i tyre ka nisur në orën 12:00 në Komunën e Prishtinës.

Rama ka paralajmëruar një konferencë shtypi në orën 14:00, në fund të vizitës së tij.

Të hënën ai kishte bërë të ditur se arsye e vizitës së tij në Kosovë është aktakuza në Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

11:44

Haradinaj s’e pret në takim Ramën

Takimi mes kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, nuk është mbajtur.

Ai kishte qenë i paraparë për orën 11:00, në selinë e AAK-sw, por një ditë më parë, Haradinaj ka deklaruar se nuk do të takohet me Ramën, shkaku i shkëmbimit të kohëmëparshëm të akuzave mes tyre.

Ish-kryeministri Haradinaj e kishte akuzuar homologun e tij se ka marrë miliarda euro për t’u bërë pjesë e planit për ndarjen e Kosovës, bashkë me Thaçin, Vuçiqin e ish-shefen e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini. Për këto deklarata Haradinaj do të ballafaqohet në gjykatë, pas padisë së deponuar nga Rama.

Rama ka paralajmëruar një konferencë shtypi në orën 14:00, në fund të vizitës së tij. Të hënën ai kishte bërë të ditur se arsye e vizitës së tij në Kosovë është aktakuza në Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

10:32

Rama në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë, në ditën e dytë të vizitës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka pritur të marten kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në shtëpinë e tij në Prapashticë.

Rama ka nisur të hënën vizitën dyditëshe në Kosovë. Takimi i parë i paraparë në ditën e dytë të vizitës ishte ai me Mustafën, fillimisht i paraparë të mbahet në selinë e LDK-së, por që u zhvendos.

Ramën, pas këtij takimi, do ta presë edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në agjendën e kryeministrit të Shqipërisë përfshihet edhe takimi me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Megjithatë, Haradinaj ka deklaruar se nuk do të takohet me Ramën, shkaku i një përplasjeje të mëparshme.

Rama ka paralajmëruar një konferencë shtypi në orën 14:00, në fund të vizitës së tij. Të hënën ai kishte bërë të ditur se arsye e vizitës së tij në Kosovë është aktakuza në Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.