Arbëri

Rama e nis ditën duke shpërndarë fjalimin në mbrojtje të luftës së UÇK-së

Rama e nis ditën duke shpërndarë fjalimin në mbrojtje të luftës së UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare, ka shpërndarë fjalimin e tij të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë pas publikimit të propozim aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për krime të supozuara gjatë luftës.

“Po të numërosh rastet e stërhetuara në territorin e Kosovës lodhesh, po në Serbi, zero! Vetëm t’i numërosh deklaratat të pas luftës për nevojën e krijimit të një gjykate të re, lodhesh. Po lodhu sa të duash e zor se do gjesh për mos të thënë zero deklarata të tilla në adresë të Serbisë pas bombardimit. Dhe Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike, nuk ishte viktimë, por agresori dhe Thaçi me të tjerë u rebeluan ndaj agresorëve, ky është fakt”, kishte deklaruar ndër të tjera Rama para deputetëve në seancën e fundit të Parlamentit shqiptar.