Arbëri

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, jap dorëheqje

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, jap dorëheqje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nëse konfirmohet aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ai do të japë dorëheqje.

Adresimi i Thaçit të hënën ka qenë i pari, pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, nga Prokurori Special në Hagë. Kjo prokurori përmes një kumtese kishte bërë të ditur se Thaçi dhe Veseli akuzohen për vrasjen e rreth 100 personave.