Arbëri

ORCA: Ministri i Arsimit të dorëhiqet ose të shkarkohet, për shkak të plagjiaturave dhe mashtrimit akademik

ORCA: Ministri i Arsimit të dorëhiqet ose të shkarkohet, për shkak të plagjiaturave dhe mashtrimit akademik
 

(Reagim ndaj deklaratave të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, i cili mohon faktin se është avancuar përmes plagjiaturës)

Lidhur me situatën, sipas të cilës ministri aktual i Arsimit, Ramë Likaj është i përfshirë në aferën më të madhe të plagjiaturave dhe mashtrimit akademik në UP, në vitin 2018 ORCA pati zbuluar se punimet që janë marrë parasysh për propozimin për avancimin e 8 profesorëve, ku bënte pjesë edhe Ramë Likaj, ishin të publikuara në revista jokredibile, pasi të 8 profesorët: Ahmet Shala – Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, profesor dhe senator në UP; Ramë Likaj - profesor dhe senator në UP; Azem Kyçyku – profesor në UP; Mirlind Bruçi – profesor në UP; Naser Lajqi – profesor në UP; Nexhat Qehaja – profesor në UP; Rexhep Selimaj – profesor në UP; Xhevat Berisha – profesor në UP, kishin publikuar nga 7 deri në 19 punime secili, brenda një periudhe njëvjeçare e gjysmë.