Arbëri

Shkon në 49 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Descriptive Text

Ka shkuar në 49 numri i personave të vdekur nga koronavirusi. Ndonëse nuk janë dhënë detaje për vdekjen edhe të një personi tjetër, IKSHPK-ja e ka futur sot në shifrën zyrtare të personave që kanë humbur betejën me COVID-19.

Të shtunën QKUK përmes raportit ditor ka njoftuar për vdekjen e tre personave, duke çuar numrin e të vdekurve në 48, ndërkaq sot sipas IKSHPK-së ky numër është rritur në 49.

Të shtunën në Kosovë janë regjistruar 87 raste të reja me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive deri sot është 2677 nga 23.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes për të cilët është njoftuar se kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.