Arbëri

62 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 61 të shëruar

62 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 61 të shëruar

62 raste me koronavirus janë regjistruar të premten në Kosovë nga testimi i 205 mostrave, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Të premten janë shëruar 61 persona.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.