Misioni i Sundimit të Ligjit në Kosovë, EULEX-i, mohon ta ketë arrestuar Adem Zogjanin, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një deklaratë për KOHËN, EULEX-i pretendon se janë të pavërteta raportimet se ata kanë ndaluar dhe dërguar në Hagë, Zogjanin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“EULEX-i nuk e ka arrestuar Zogjanin. Informatat se është arrestuar Zogjani janë të pavërteta. EULEX-i nuk ka njohuri për vendndodhjen e këtij individi”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.
Dje, i biri i Zogjanit, Liridon Zogjani tha se babait i tij është ftuar nga misioni i EULEX-it të enjten në mëngjes, por këtë postim më vonë e ka fshirë nga Facebook-u.

Të enjten në mbrëmje, KOHA ka kërkuar një sqarim edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, nëse Zogjani ishte pjesë e dhjetë personave ndaj të cilëve u publikua aktakuza, e ku përfshihej edhe presidenti Hashim Thaçi e kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Zyra për media e këtij institucioni ka thënë se s’ka informata dhe nuk e ka komentuar rastin.