Arbëri

Shtyhet seanca plenare e paraparë të mbahet sot

Shtyhet seanca plenare e paraparë të mbahet sot
 

Seanca plenare në Kuvendin e Kosovës e paraparë të mbahet sot në orën 10:00 është shtyrë për datë tjetër.

Përmes një kumtese për media nga Kuvendi, theksohet se me kërkesë të propozuesit të rezolutës dhe pajtim të grupeve parlamentare, është shtyrë vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit, i paraparë për sot në orën 10:00.