Arbëri

Blerim Kuçi thotë se synon të rrisë performancën e Telekomit, pastaj privatizimi

Blerim Kuçi thotë se synon të rrisë performancën e Telekomit, pastaj privatizimi
 

Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, ka kthyer sërish çështjen e privatizimit të Telekomit. Teksa në Qeverinë̈ Kurti nuk ishte paraparë privatizimi i kësaj ndërmarrje publike në asnjë pikë në programin qeverisës, në pikën 5.7 të programit të Qeverisë Hoti është theksuar edhe privatizimi apo shitja e aksioneve të ndërmarrjeve publike, përfshirë këtu edhe Telekomin.

“Në Telekomin e Kosovës duhet të konsiderohet privatizimi i pjesshëm me një strategji të qartë pas sanimit të gjendjes aktuale, por para privatizimit duhet të sanohen gjendja e rëndë dhe përmirësohet përformanca në mënyrë̈ që të rritet atraktiviteti për investitorë strategjik dhe me renome në fushën e telekomunikacionit”, thuhet në pikën për Telekomin, në programin e Qeverisë Hoti.