Arbëri

Vdes një 62 vjeçar në Shqipëri nga COVID-19, plus 71 raste të reja

Descriptive Text

Një 62 vjeçar në Shqipëri ka vdekur nga COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave në 44.

Këtë e ka bërë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që gjithashtu ka bërë të ditur se janë regjistruar plus 71 raste duke e çuar numrin e të infektuarve në 1962, transmeton KOHA.

“Në 24 orët e fundit raportohet se një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. Një 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv”, thuhet në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në Mirditë, Lezhë, Kukës.

Kurse statistikat në total janë:

Testime totale 23453

Raste pozitive 1962

Raste të shëruara 1134

Raste Aktive 784

Vdekje 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 361

Durrës 151

Shkodër 127

Vlorë 54

Fier 37

Korçë 17

Lezhë 16

Elbasan 10

Kukës 8

Gjirokastër 2

Berat 1