Arbëri

Ritestimi nxjerr rezultate negative për dy drejtorë klinikash, pak pasi dolën pozitivë me COVID-19

Për pak orë dallim, dy drejtorë klinikash në QKUK këtë javë kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19. Megjithatë, të dy pas ritestimit janë konfirmuar negativë.

Shemsi Veseli, drejtor i Klinikës së Biokimisë, është testuar të mërkurën për shkak që dikush nga stafi i klinikës ka rezultuar pozitiv. Njëjtë kishte rezultuar edhe testi i tij, raporton KOHA.