Arbëri

Për 12 ditë Serbia futi në Kosovë produkte prej 8.5 mln euro, Kosova eksportoi vetëm 1.1 mln

Për 12 ditë Serbia futi në Kosovë produkte prej 8.5 mln euro, Kosova eksportoi vetëm 1.1 mln
Foto: Koha / Arkiv
 

Pas shfuqizimit të masave të reciprocitetit, vetëm brenda 12 ditëve, Serbia në tregun e Kosovës ka futur produkte në vlerë prej 8.5 milionë eurosh, përderisa Kosova ka eksportuar në Serbi produkte në vlerë prej vetëm 1.1 milion euro.

Këto të dhëna i bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.