Arbëri

Të shtatë të infektuarit me koronavirus nga Podujeva janë pjesëtarë të FSK-së

Të shtatë të infektuarit me COVID-19 nga komuna e Podujevës që rezultuan pozitivë mbrëmjen e së mërkurës, janë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur sot nënkryetari i komunës, Nexhmi Rudari, në një takim me qytetarë ku është duke u diskutuar për projektet kapitale të parapara për sivjet, raporton KOHA.

Rudari ka thënë se gjendja e të infektuarve është e mirë dhe të gjithë janë në vetizolim në shtëpitë e tyre.

Nënkryetari i Komunës gjithashtu ka thënë se aktualisht në Podujevë janë aktivë 18 veta me koronavirus.