Ofrimi i shërbimeve në Shërbimin Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK) është përgjysmuar.
Kjo ka ndodhur pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Instituti ka kërkuar që kjo të ndodh për shkak të rritjes së numrit të rasteve më koronavirus, ditëve të fundit.
“Ju konfirmojmë se kemi pranuar rekomandimet e fundit për përgjysmim të shërbimeve dhe kemi obliguar të gjithë drejtorët e klinikave, spitaleve dhe njësive tjera të SHSKUK-së, t'i zbatojnë këto rekomandime”, thuhet në një përgjigje të Zyrës për media të SHSKUK-së për KOHËN.