Arbëri

141 raste të reja me koronavirus në Kosovë të martën

Descriptive Text

Plot 141 raste me COVID-19 janë konfirmuar të martën në Kosovë. 42 raste janë në Prishtinë, kurse numër të madh rastesh ka edhe në Vushtrri (30), Pejë (18), Mitrovicë (11) e Obiliq (9). Në Prizren janë shtatë raste të reja, në Fushë Kosovë gjashtë, në Gjilan pesë raste e në Podujevë katër. Virusi ka prekur edhe Mamushën me tri raste të reja, Vitinë (2), Kamenicën, Parteshin, Kaçanikun e Rahovecin me nga një rast. Shtrirja është dukshëm më e madhe, në fshatrat e thuajse të gjitha komunave të prekura.

Shifra prej 141 rasteve është bindshëm më e larta deri më tani brenda 24 orëve. Të hënën ishin konfirmuar 129 raste të reja.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, të martën janë shëruar vetëm pesë pacientë. Numri i të shëruarve ka arritur në 968.

Të martën janë testuar 397 mostra, që kanë dhënë 141 të infektuarit.

Numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 1756, kurse kanë vdekur 34 persona, të cilët kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Numri i rasteve aktive është rritur në 754.