Arbëri

Prej kur shpërtheu koronavirusi, 34 policë kanë rezultuar pozitivë, 25 janë shëruar

Prej kur shpërtheu koronavirusi, 34 policë kanë rezultuar pozitivë, 25 janë shëruar
Foto: Koha / Ilustrim

Policia e Kosovës thotë se prej kur janë raportuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, numri i zyrtarëve policorë të cilët nga fillimi deri më datë 14 qershor kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 është 34.

Policia në një përgjigje për KOHËN tha se prej tyre, pas trajtimit deri më tani janë shëruar apo kanë rezultuar negativ 25 prej tyre.