Arbëri

Rukiqi: Privatizimi i Telekomit dhe themelimi i Gjykatës Komerciale, të domosdoshme

Rukiqi: Privatizimi i Telekomit dhe themelimi i Gjykatës Komerciale, të domosdoshme
 

Qeveria e re duhet ta formojë sa më parë Gjykatën Komerciale për të pasur siguri juridike, pasi që mungesa e sundimit të ligjit mbetet një ndër arsyet kryesore pse s’ka investime në Kosovë.

Kështu ka kërkuar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili ka mirëpritur planin e kësaj qeverie për trajtimin e ndërmarrjeve publike, veçanërisht për privatizimin e Telekomit.