Arbëri

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë rreth 8.2 miliardë euro

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë rreth 8.2 miliardë euro
 

Në fund të muajit mars të vitit 2020, Borxhi i Jashtëm Bruto (BJB) i Shqipërisë shënon një vlerë prej rreth 8.2 miliardë euro, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Gjatë tremujorit, stoku i BJB-së u tkurr me rreth 47.6 milionë euro, e cila reflekton vlerën neto negative të transaksioneve me –32.1 milionë euro, efektin negativ të kursit të këmbimit të euros ndaj valutave kryesore me –20 milionë euro, si dhe ndikimin pozitiv nga diferencat e rivlerësimit (ndryshime të tjera nga ri- klasifikimi) prej +4.6 milionë euro.