Sonte në emisionin “DESKU”, në KTV, për programin dhe prioritetet e Qeverisë, i ftuar është zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë Hoti, Besnik Tahiri.
Programi dhe prioritetet e Qeverisë është tema që do të trajtohet sonte në emisionin “DESKU”.
Cili është plani qeverisës i kabinetit Hoti?
Çfarë prioritetesh ka Qeveria për ballafaqimin me pandeminë dhe pasojat e saj?
Si do të tejkalohen mospajtimet me opozitën dhe presidentin rreth dialogut me Serbinë?
A ka frikë Qeveria Hoti se PDK-ja dhe VV-ja mund ta rrëzojnë?
Pse ministrat e AAK-së nuk e votuan heqjen e reciprocitetit?
Cilat vendime të Qeverisë së kaluar mund të anulohen?
A do të kthehen në punë të shkarkuarit nga Qeveria Kurti?
Çfarë reformash paralajmëron Qeveria e re?
Për këto dhe më shumë, sonte në “DESKUN” e KOHËS, me Besnik Tahirin, zv.kryeministër i parë i Qeverisë Hoti.
“DESKU” transmetohet në KTV, duke filluar nga ora 20:00, ndërsa në TV Arta nga ora 21:40.