Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një punonjës i MASHTI-t dyshohet se është infektuar me koronavirus

Një punonjës i Ministrisë së Arsimit dyshohet se është i prekur me Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur, ushtruesi i detyrës së sekretarit të Ministrisë së Arsimit, Agim Bërdyna.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, ky person i ka njoftuar në mëngjes se është i prekur me COVID-19 dhe është izoluar në shtëpi.

"Bëhet fjalë për një drejtor departamenti. Më ka njoftuar sot se ka dalë pozitiv. Për tjera raste në Ministri nuk kemi informata. Ne do ta bëjmë listën se me kë ka pasur kontakt dhe do të ju themi të qëndrojnë në shtëpi sepse ai ka dalë rregullisht në punë. E kemi njoftuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKShPK-në", ka thënë ai, raporton KOHA.

KOHA ka tentuar të kontaktojë edhe me këtë person (emër i njohur për redaksinë), por ai nuk është përgjigjur.