Qeveria Hoti në mbledhjen e sotme ka vendosur në rendin e ditës heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, raporton KOHA.
Kjo është njëra ndër katër pikët e rendit të ditës së mbledhjes së Qeverisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte Qeveria Kurti që kishte zëvendësuar taksën me reciprocitet ndaj Serbisë.
Reciprociteti kishte nisur së aplikuari më 1 prill në formë graduale.
Derisa më 29 maj Qeveria Kurti kishte ashpërsuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, duke detyruar shtetin fqinj që të përdorë emrin “Republika e Kosovës”.
Asnjë maune nuk ishte lejuar të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuronte: Republika e Kosovës.
