Arbëri

Për një javë në Kosovë u shtuan më shumë se 50 raste aktive me COVID-19

Për një javë në Kosovë u shtuan më shumë se 50 raste aktive me COVID-19

Saktësisht 53 raste aktive me koronavirus janë shtuar për një javë në Kosovë. Nga 199 sa ishin të shtunën e 30 majit, e shtuna e 6 qershorit do ta gjejë Kosovën me 252 raste aktive me COVID-19.

Rritja e numrit të rasteve pozitive me koronavirus në ditët e fundit ka mposhtur atë të të shëruarve. Të shtunën e shkuar ishin gjashtë raste të reja me infeksion e 12 të shëruar. Atë ditë numri i të infektuarve ishte 1070, derisa i të shëruarve 841. Nga ajo ditë deri më 5 qershor janë shtuar 88 raste të reja me koronavirus, e vetëm 35 të shëruar, duke i çuar shifrat në total në 1158 për të infektuarit e 876 për të shëruarit.