Arbëri

Pas takimit me Thaçin, Meta lavdëron Kurtin

Pas takimit me Thaçin, Meta lavdëron Kurtin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur të premten në një takim homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi. Presidenti i Kosovës, Thaçi, deklaroi mbrëmjen e së enjtes në një prej mediave në Shqipëri se kishte ardhur në këtë vend për një vizitë miqësore, për të takuar liderët politikë për shkak edhe të zhvillimeve të fundit politike në të dyja vendet.

Për shkak të situatës së COVID-19 përshëndetjet e homologëve ishin me bërryla dhe "dorë në zemër", që sigurisht nuk kaluan pa të qeshura mes tyre, shkruan KOHA.