Mosmbajtja e distancës dhe e maskave ka rritur rrezikun për shpërthim të vatrave të reja epidemike, ka njoftuar Institut Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të premten mbrëma. Sipas IKSHPK-së që kur ka filluar lehtësimi i masave janë gjurmuar raste të reja të COVID-19.
“Është shtuar rreziku që të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës e në veçanti në komunën e Prishtinës, Vushtrrisë, Prizrenit dhe Fushë Kosovës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga IKSHPK-ja vlerësohet se pakujdesia e qytetarëve mund të rrit rrezikun e përhapjes së infeksionit. Është thënë se mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor, “me pasoja të paparashikueshme deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve”.
IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar që të respektohen masat mbrojtëse dhe plani për masat lehtësuese. Kyçe është mbajtja e distancës, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve.
Të premten janë konfirmuar 11 raste të reja me koronavirus.