Beteja për të mposhtur pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë janë dy prioritetet kyçe të Qeverisë Hoti, sipas programit qeverisës të miratuar të premten.
Në programin qeverisës, të siguruar nga KOHA, prioritetet tjera të Qeverisë Hoti janë theksuar edhe “forcimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i dukurive negative, veçmas krimit e korrupsionit, zhvillimi ekonomik, e marrja e përgjegjësisë për të çuar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit”.
Aty është theksuar edhe avancimi i procesit të integrimit evropian, edhe pse është hequr kjo ministri.
Qeveria Hoti ka thënë se do të mundohet të krijojë atmosferë të bashkëpunimit me opozitën “për çështjet vitale në interes të vendit dhe vendimmarrje në konsultim të gjerë dhe gjithëpërfshirëse, sidomos në procesin e dialogut me Serbinë”.
Hoti mori mandatin të mërkurën, me minimum votash, 61. Ai u bë kryeministër pasi Gjykata Kushtetuese shpalli kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatim të tij, edhe pse erdhi nga LDK-ja, si parti e dytë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ky është programi i plotë:
{gallery}