Arbëri

​Qeveria ndan 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut, të riut që humbi jetën në Qendrën e Studentëve sa ishte në karantinë.

Agon Musliu humbi jetën më 3 maj pasi dyshohet se u hodh nga kati i pestë i konviktit numër 7 tek Qendra e Studentëve.

Musliu nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe vdiq me të arritur në Qendrën Emergjente, pavarësisht që mjekët kujdestarë tentuan ta mbanin në jetë përmes reaminacionit.