Arbëri

63 punëtorë në vetizolim, KEK-u kërkon të testohen sa më shpejt për koronavirus

63 punëtorë në vetizolim, KEK-u kërkon të testohen sa më shpejt për koronavirus

63 punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës pritet të testohen për koronavirus, pas konfirmimit të pesë rasteve brenda kësaj korporate të enjten.

Zëdhënësi për media i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka thënë për KOHË-n se nuk dihet se kur do të testohen këto raste të kontaktit, por se ka njoftuar se të njëjtit do të qëndrojnë në vetizolim 14 ditë, pavarësisht rezultatit.