Arbëri

Banka Botërore: Pandemia do të ndikojë në shtimin e analfabetëve funksionalë

Mbyllja e shkollave gjatë pandemisë do të sjellë humbje të konsiderueshme në rezultatet mësimore në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, për çka mund të duhen vite për ta rimarrë veten. Ky konstatim ka dalë në një raport të Bankës Botërore të publikuar këtë javë e që përfshin edhe Kosovën.

Sipas vlerësimeve të raportit, përqindja e personave në Ballkanin Perëndimor që nuk e zotërojnë nivelin elementar në lexim mund rritet nga 53% në 61 për qind. Po ashtu, theksohet se një përqindje më e madhe nxënësish do të kthehen në analfabetë funksionalë dhe mund edhe ta lënë shkollën, raporton KOHA.