Arbëri

Romët nga Kosova dyshohet se përhapën koronavirusin në qytetin gjerman duke festuar Bajramin

Romët nga Kosova dyshohet se përhapën koronavirusin në qytetin gjerman duke festuar Bajramin

Në festimet familjare të Bajramit në Goettingen të Gjermanisë qartë se janë shkelur rregullat për higjienë dhe distancë sociale dhe kështu ka ardhur te një përhapje e papritur e koronavirusit. Pasojat: 86 të infektuar në qytet dhe 18 në rrethinë, ndërsa parashikohet që numri do të rritet ende. Për këtë është vendosur masa e izolimit për disa qindra banorë që kanë qenë në kontakt me të prekurit.

Tre persona deri më tani janë shtrirë për shërim në spital, njëri prej tyre në respirator, ka shkruar DW.