Arbëri

Autoshkollat paralajmërojnë protestë më të ashpër të mërkurën

Autoshkollat paralajmërojnë protestë më të ashpër të mërkurën

Kryetari i Shoqatës së Autoshkollave, Xhemshit Cakolli, ka paralajmëruar protestë tjetër të mërkurën, nëse Ministria e Infrastrukturës nuk merr masa për lejimin e ushtrimit të veprimtarive të tyre.

Ai në Express Intervista të KTV-së ka thënë se do të ftohen të gjithë instruktorët e regjioneve të Kosovës që të protestojnë me vetura para Ministrisë së Infrastrukturës.