Arbëri

Rritet numri i vetëvrasjeve në Shqipëri, vjet 216 raste

Rritet numri i vetëvrasjeve në Shqipëri, vjet 216 raste

Vetëvrasjet u rriten në mënyrë sistematike dy vitet e fundit, duke arritur në 216 persona më 2019 ose 2,3 për qind në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT të përpunuara nga Monitor numri i personave të vetëvrare arriti në 7,5 për 100 mijë banorë nga 5,4 që ishte në vitin 2016.

Numrin më të lartë të vetëvrasjeve e kanë burrat, por vihet re një rritje e fenomenit edhe tek gratë me 14 për qind më 2019. Më te ekspozuar ndaj vetëvrasjeve ishte grup-mosha 55-69 vjeç me 28 për qind të totalit të vetëvrasjeve, ndërsa Gjirokastra është qarku me numrin më të lartë në raport me popullsinë.