Arbëri

Gjashtë deputetë të koalicionit LAN nuk votuan pro Hotit

Gjashtë deputetë të koalicionit LAN nuk votuan pro Hotit

Përmes një sqarimi nga Kuvendi i Kosovës për votimin e Qeverisë Hoti, është kuptuar se gjashtë deputetë të koalicionit të ri qeverisës, LDK-AAK-Nisma, nuk kanë votuar pro kësaj qeverie.

Në sqarim bëhet e ditur se tre deputetë të LDK-së nuk votuan pro Qeverisë Hoti, ndërsa mungoi edhe një votë nga Grupi Parlamentar i AAK-së dhe dy nga minoritetet joserbe.