Arbëri

OJQ-të kërkojnë të ndalohet linçimi publik ndaj aktivistit Shkëlzen Gashi

OJQ të Kosovës përmes një reagimi kanë kërkuar që ndalohet linçimi publik ndaj aktivistit Shkëlzen Gashi, ish- këshilltarit të Albin Kurtit, pas një deklarate tij në lidhje me UÇK-në. Po japim të plotë reagimin e dërguar nga OJQ Integra.

Po vazhdon linçimi publik ndaj aktivistit për të drejtat e njeriut Shkëlzen Gashit. Për shkak të deklaratave të tij publike të bëra më shumë se një muaj më parë ku ndër të tjera përmendi edhe viktimat civile jo shqiptare dhe të drejtën e tyre për drejtësi, si dhe përgjegjësinë individuale që duhet të mbajnë ata ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kanë kryer krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë, Shkëlzen Gashi u linçua publikisht, kërcënua e fye në mënyrën më të keqe nga audienca e gjerë, por edhe nga personalitet e politikanë të shumtë. Kështu, duke dëshmuar se edhe 21 vjet pas luftës, në vendin tonë është tejet e rrezikshme të flasësh për krimet e luftës, për një narrativë tjetër të saj, në një shoqëri ku kultura e mosndëshkimit ka forcuar rrënjët.

Së fundmi, Ish-kryetari i Skënderajit, aktualisht shef i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, Sami Lushtaku duke folur për Qeverinë, nën drejtimin e z.Albin Kurti ndër të tjera e cilëson z. Gashi si “udbash”, e njeri që “urren UÇK-në, e tenton ta kriminalizojë atë”, e rrjedhimisht si njeri që “urren Kosovën”.

Ditë më parë edhe presidenti i Kosovës zt. Hashim Thaçi ia mveshi deklaratave të aktivistit Shkëlzen Gashi urrejtjen ndaj UÇK-së duke e keqcituar me dashje edhe pas sqarimeve publike të këtij të fundit lidhur me secilin keqkuptim të ngritur që nga intervista e parë e tij.

Ne jemi jashtëzakonisht të brengosur me fyerjet e linçimet që vazhdimishit po i bëhen aktivistit Shkëlzen Gashi nga personalitete e potilitikanë me ndikim në shoqërinë tonë, të cilët tash e sa vite kanë krijuar një diskurs publik sa i përket të kaluarës e luftës ku vetëm një e vërtetë e një narrativë mbizotëron, e siç po shihet të tentosh ta sfidosh atë është mjaft e rrezikshme.

Keqbërjet dhe krimet e luftës nuk duhet t'i atribuohen kolektivisht një grupi ose etnie, por janë individët që duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre që lidhen me konfliktin. Diskursi publik mbi Ballafaqimin me të Kaluarën duhet të jetë i bazuar në prova sepse çdo pretendim apo supozim i gabuar mund të dëmtojë rëndë përpjekjet për të krijuar një kuptim të saktë të asaj që ka ndodhur në të kaluarën. Gjuha e urrejtjes duhet të kundërshtohet në çdo nivel.

Ne i bëjmë thirrje spektrit politik që të ndalojë menjëherë linçimin publik që po i bëhet aktivistit Shkëlzen Gashi, sepse me një elitë të tillë politike ku prezantohet e promovohet një narrativë e vetme, një e vërtetë e vetme, ne pamundësojmë procesin e drejtësisë tranzicionale në Kosovë, dhe mohojmë të drejtën e viktimave dhe familjareve tyre për drejtësi. Po ashtu, ne sugjerojmë që partitë poltitike të mbajnë aktivitete sensibiziluese për antarët e tyre në mënyrë që të kuptojnë drejtë procesin e drejtësisë tranzicionale dhe parimet mbi ballafaqimin me të kaluarën në mënyrë që linçime të tilla të ngjashme në të ardhmen të evitohen.

Organizatat mbështetëse të kësaj iniciative janë:

RrGK - Rrjeti i Grave të Kosovës

INTEGRA

ORCA – Organizata për rritjen e cilësisë në arsim

NSI – New Social Initiative

TOKA

Instituti Columbus

Youth Initiative for Human Rights – Kosovo

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur - KFOS

Multimedia

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile - KCSF

Çohu

Nora Ahmetaj

BIRN KOSOVA

Internews Kosova

Artpolis

SIT - Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime

ETEA

Developing Together

EcoKosWomem

EC Ma Ndryshe

Qendra për Arsim e Kosovës - KEC

DokuFest

CHwB

Cel Kosova

IPKO Foundation

Instituti GAP

NGO Aktiv

RTV Kim

ACDC

QKRMT

Sbunker

Shoqata e Intelektualëve të Pavarur Deçan

CPC - Center for Political Courage

POLIS

NOPM

GAIA - SCI Kosovo

CVE Analyst

FLOSSK

KADC